Njësitet policore në Skënderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë.
Përmes një njoftimi, Policia në kuadër të një plani ka konfiskuar gjashtë armë zjarri gjatë bastisjes në shtëpitë e personave të dyshuar.
“Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona për armëmbajtje pa leje.
“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës””, njofton tutje Policia. /TelegramNews/