Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka reaguar Qeverisë Kurti në lidhje me deklaratat rreth hapjes së Urës së Ibrit, shkruan Telegram News.
Kryeministri Albin Kurti para pak ditësh deklaroi se po i presin QUINT-in dhe KFOR-in për të marrë vendimin.
Ndërkohë, ministri Elbert Krasniqi deklaroi se ura do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in.
Në anën tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla tha se “po bëhen gati kur të është më e përshtatshme”.
E në lidhje me këto deklarata ka ironizuar kreu i PSD-s, Dardan Molliqaj, duke bërë një pyetje.
“A me koordinim a pa koordinim’, ka pyetur Qeverinë Molliqaj./Telegram News.
Postimi i plotë: