Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marraa.
“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit.
Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.