Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, ka apeluar te pensionistët që të mos e votojnë më Qeverinë Kurti e cila ka treguar zero kujdes ndaj shtresës pensionale.
Gashi ka komentuar vështirësitë e pensionistëve që jetojnë me 100 euro në muaj, derisa inflacioni thotë është rritur në 200%.
Sipas tij, një pensionist sot mund të jetojë vetëm me një pension prej rreth 450-500 eurove me përkatësi të mesme shkollore, ndërsa ata me fakultet duhen paguar deri në 600 euro.
Gashi ka thënë se duke marr parasysh mos kujdesin e qeverise ndaj tyre, populli nuk duhet që ta votojë këtë qeveri, sipas tij, kjo Qeveri është shembulli më i keq sa i përket kujdesit ndaj të moshuarit.
Deputeti Ferat Shala, ndërkaq ka thënë se Qeveria Kurti, mund ta përdor kartën e fundit të saj pas dështimeve totale në të gjitha fushat e qeverisjes duke i rritur pagat në fund të mandatit qeverisës.
Ai i ka thënë gazetës Telegram News se dështimet e një pas njëshme të kësaj qeverie mund ta detyrojnë Kurtin t’i rris pagat në fund të mandatit.
“Ata janë kah shohin se kanë dështuar në qeverisje, suksesi i tyre është zero, prandaj për ta ruajtur qeverisjen mund të shkojnë në rritje pagash, sepse më nuk kanë asgjë për ta dëshmuar qeverisjen e mirë”, ka thënë Ferat Shala. /TelegramNews