Reshjet rikthehen të premten

Mëngjesin e së enjtes, ultësirat do të kenë mjegull.

Gjatë ditës, moti do të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, por në mbrëmje, vransirat do të shtrihen në perëndim, duke sjellë mundësi për ndonjë rigë shiu.

“Temperaturat minimale do të jenë nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 26°C deri në 27°C. Frynë erë e lehtë nga jugperëndimi”, kështu ka thënë Mendim Rugova në T7.

Ditën e premte priten rrebeshe shiu që mund të shoqërohen me bubullima, ndërsa temperaturat do të zbresin në 20°C. Rrebeshe shiu do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me temperatura që do të bien në 15°C dhe 12°C maksimalet, dhe minimalet në 7°C.

Në vise të larta, reshjet e shiut do të përzihen me dëborë. Të hënën, reshje lokale shiu mund të vazhdojnë, por do të ketë gjithashtu intervale me diell.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews