Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, takoi sot shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Takimi përfshiu diskutime mbi zhvillimet aktuale, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin në BE.
Konjufca ritheksoi përkushtimin e legjislativit për reforma dhe theksoi se Kosova është në pritje të statusit të vendit kandidat.
Ai falënderoi Orav për mbështetje dhe e informoi për punën e Legjislaturës VIII.
Orav vlerësoi progresin dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetje për avancimin e agjendës evropiane.