Policia e Koosvës ka njoftuar se një burrë në Deçan është therrur me thikë.
Sipas njoftimit, i njëjti ka pësuar lëndime trupore, teksa i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, shkruan TelegramNews.
“VRASJE NË TENTATIVË- Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje.