Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se ka vjedhur 60 euro dhe ka fotografuar kartelën bankare të një personi, ku dyshohet se edhe e ka keqpërdorur.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 5 shtator
“Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se i janë vjedhur 60 euro para të gatshme si dhe i është fotografuar kartela bankare e cila i është keqpërdorur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin me datë 06.09.2024 është arrestuar i dyshuari, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje.