Gjendet pa shenja jete 43-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

Rastin për Telegram News, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur autoritetet janë njoftuar për rastin.

Policia dhe mjekët emergjentë kanë arritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, konfirmoi Borovci.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews