Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë.
“Dardanët” pësuan humbje nga Rumania me rezultat 0:3.
Pjesa e parë u nis fuqishëm nga lojtarët tanë, mirëpo ishin rumunët që shënuan.
Deniss Man realizoi në minutën 40-të mas disa driblimesh të mira nga ai.
Kësisoj edhe u mbyll pjesa e parë.
Qysh në pjesë të dytë, në minutën e 51-të u shënua sërish gol nga rumunët.
Razvan Marin realizoi nga penalltia e shkaktuar nga Valon Berisha.
E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Denis Dragus i cili shënoi për 3:0.
Deri në fund, pavarësisht rasteve, gola më nuk pati.
Kosova e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme kampanjën në Ligën e Kombeve.