​Hardh Fest, sot nis festa e vjeljes së rrushit

Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në vend, por ka kaluar përmasat edhe jashtë kufijve duke sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore. Ndërsa qëllimi kryesor mbetet promovimi dhe përkrahja e prodhuesve vendor të rrushit.

Këtë vit, festa fillon më 6 shtator e që do të zgjas deri më 8 shtator, n`Konak të Rahovecit (tek Shtëpia e Verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës nis me fillim nga ora 12:00 me adresimet zyrtare.

Edhe këtë vit “Hardh Fest” vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë Gipsy King, që për herë të parë vijnë në Kosovë.

Veç tyre në skenë do të ngjiten edhe emra e bende të njohura si; Dren Abazi, George Gakis, Shkumbin Ismaili, NRG Band, Grupi 403, Fisnikët, Nita Latifi, Arsi Bako & Band.

Një surprizë për publikun është edhe performanca e ish-udhëheqësit të grupit Guns N’ Roses, Bumblefoot.

Gjatë tri ditëve të festivali, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews