Diskutohet shtimi i komunikimit dhe i vizitave mes përfaqësuesve të Kosovës dhe ShBA-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se fillimisht u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend dhe mjedisin e sigurisë globale, duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.

“Ndër tjerash u përmend edhe bashkëpunimi i mirë në mes të të dy vendeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin strategjik në mbrojtje dhe Syla theksoi se ky bashkëpunim, i cili i ka themelet nga historia e përbashkët e miqësisë nga e kaluara, është një dëshmi e përkushtimit të të dy vendeve për paqe dhe siguri, duke ndarë vlera të përbashkëta demokratike dhe qëndrueshmëri në sfidat globale”, thuhet njoftim.

Ndërkaq në fund të këtij takimi Leibovich falënderoi Sylën për mbështetjen ndaj popullit izraelit.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që është shumë e rëndësishme të shtohet komunikimi dhe vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë. Në fund të këtij takimi Leibovich falënderoi zëvendësministrin Syla dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit izraelit në përballimin e sfidave me të cilat po përballet me ç ‘rast zëvendësministri Syla e falënderoi për angazhimin e saj të shumtë për popullin tonë gjatë detyrave të ndryshme që ajo ka mbajtur deri tash, gjithashtu uroi që sa më shpejtë të kalohet kjo luftë dhe të dominojë paqja në atë rajon”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews