Paralajmërimet për bllokim të kufijve, apelohen qytetarët të shmangin hyrje daljet me Serbinë

Qendra Kufitare për Menaxhim Kufitar ka apeluar te të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në Pikë Kalimet Kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.

Derisa thuhet se autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.

Ndryshe, Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori, serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.

Rojeviq tha se bllokada do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviq.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve, teksa paralajmëroi se në këto bllokada nuk do të marrin pjesë serbët nga Kosova.

“Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të. Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos ngacmohen nga Policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë, Mali i Zi dhe Republika Srpska”, tha Rojeviq.

Siç është paralajmëruar, do të bllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinje, Mërdare, Dheu i Bardhë dhe Kullë, transmeton TelegramNews.

Derisa lidhur me këtë paralajmërim ka reaguar KFOR-i.

Sipas tyre, është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it./E.Salihu

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews