Ka dështuar shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në interpelancën e mbajtur të martën mbrëma. 72 deputetë votuan kundër shkarkimit, ndërsa 21 ishin për.
Interpelanca ishte paraqitur nga grupi parlamentar i “Së Majtës” pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht.
Në këtë incident ishin përfshirë sigurimi i aeroportit dhe më pas edhe sigurimi i Kuvendit. Gashi ka deklaruar se nuk është penduar për ndërhyrjen e tij, duke pretenduar se ka shmangur një tragjedi të madhe.