Manchester United ka mbajtur bisedime dy trajnerë lidhur me mundësinë e zëvendësimit të Erik Ten Hag.
Sipas The Telegraph, klubi ka mbajtur bisedime me agjentët e dy trajnerëve të njohur – Thomas Frank dhe Mauricio Pochettino.
Raporti shton se Unitedi është takuar me rrethin e dy trajnerëve teksa po eksplorojnë të gjitha opsionet e tyre para se të marrin një vendim përfundimtar.
Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjashtë viteve të fundit ndërsa Pochettino momentalisht është i papunë pas largimit të tij nga Chelsea./GazetaPuls