Drejtoresha e Kulturës në Komunë e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës për deputete për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo ka thënë se t’i shërbesh shteti është përgjegjësi ndërsa krenari kur kjo realizohet si pjesë e LDK-së.
“Ky nominim për mua është një thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re,” që besoj fuqimisht se do të sjellin një qeverisje të drejtë, të frymëzuar nga vlerat më sublime demokratike.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Shkrimi i saj:
E kam pranuar nominimin për të qenë kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pjesë e listës për Prishtinën, prezantuar nga Kryetari Lumir Abdixhiku.
Si Drejtore e Kulturës nuk kam pranuar të përfshihem në debate politike, duke dashur ta ruaj integritetin institucional.
T’i shërbesh shtetit është përgjegjësi dhe ta realizosh këtë si pjesë e LDK-së është edhe krenari.
Ky nominim për mua është një thirrje qytetare për të përfaqësuar dhe për t’u dhënë zë ideve të “Rrugës së Re,” që besoj fuqimisht se do të sjellin një qeverisje të drejtë, të frymëzuar nga vlerat më sublime demokratike.
Për Kosovën tonë!