Policet e Kosovës marrin pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police në Çikago

Eprore dhe zyrtare policore nga Kosova po marrin pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police (IAWP) 2024 në Chicago të ShBA-së.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo konferencë ka bashkuar mbi 850 eprore zyrtare të Policisë nga e gjithë bota.

“Konferenca e IAWP është një ngjarje kryesore për gratë në zbatim të ligjit, duke ofruar sesione trajnuese si dhe shkëmbim të përvojave me gra police nga vende të ndryshme. Kjo konferencë këtë vit ka bashkuar mbi 850 eprore e zyrtare të policisë nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se janë ndarë tetë çmime për gratë police më të dalluara nga bota ku ndër ato ishte togerja, Antigona Çitaku-Dibrani nga Kosova.

“Në këtë konferencë, në të cilën po marrin pjesë 74 shtete, nga Asociacioni i Grave Police (IAWP) janë ndarë tetë çmime për gratë police më të dalluara nga e gjithë bota, ku toger Antigona Çitaku-Dibrani nga Policia e Kosovës u nderua me çmimin ndërkombëtar për ‘Shërbim në Komunitet’ për punën, kontributin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews