Policia deklarohet për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme: Të shtëna armësh mes dy grupeve

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë, ku u vra një person dhe u plagosën pesë të tjerë, shkruan Telegram News.

Policia njoftoi se si shkak i të shtënave me armë zjarri në mes dy grupeve i vrarë mbeti një person.

“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.” thuhet në njoftim.

Lexo më shumë rreth ngjarjes:

Doktori kujdestar jep detaje për të plagosurit në Prishtinë (telegramnews.com)

Raportohet se ka vdekur njëri nga personat e plagosur në Prishtinë (telegramnews.com)

Të shtëna me armë zjarri në lagjen Aktash në Prishtinë, dyshohet për të lënduar (telegramnews.com)

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews