Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore si dhe autoambulanca.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një konflikt në mes familjes së Sekiraqës me familjen Capat në Prishtinë, dhe se si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.
Telegram News ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por nuk ka marrë ende përgjigje.