Edon Zhegrova është përfshirë në formacionin e javës në ligën franceze.
Sulmuesi kosovar shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Paris Saint-Germian.
Ai shënoi një super gol nga distanca, i cili megjithatë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar fitoren Lille.
Zhegrova është vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga ta.
Ndryshe, 24-vjeçare është i përfshirë edhe në listën e selektorit të Kosovës, Franco Foda për ndeshjet e shtatorit.
“Dardanët” do të përballen ndaj Rumanisë më 6 shtator, dhe kundër Qipros tri ditë më vonë.