Drita e ëndrrës, ende nuk është shuar.
Ani pse humbën ndeshjen e parë ndaj Legia Varshavës, ende ekziston shpresa.
Drita do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës polake në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Varshavë përfundoi me rezultat 2-0.
Në Prishtina, gjilanasit do të shpresojnë përmbysjen dhe kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.