Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të rritur pagën minimale në vlerë prej 350 eurosh.
Nushi, në një postim në “Facebook”, ka thënë se ky duhej të ishte një lajm i mire, por fatkeqësisht, sipas tij, kjo tregon një keqllogaritje.
“Rritja e pagës minimale do të duhej të ishte lajm i mirë. Fatkeqësia është që ky vendim nuk është aq lajm sepse po vjen si formalizim i asaj që tashmë po ndodhë në treg. Bile ky është edhe ndryshim I vetë ligjit fillestar të kësaj qeverie, që tregon keqllogaritje. Qeveria vazhdimisht ka reaguar me vonesë karshi nevojave e konomike e sociale. Ligjin e pagave e solli me vonese, vetëm pas protestave të mëdha të SBASHK-ut. Ai ligj ende nuk është i plotë sepse nuk ekzekutohen shtesat për shumë kategori. Shtesat e policëve, fillon me i ekzekutu vetëm pas protestave disa mujore të njësive elitare policore. Pagat e minatorëve ekzekutohen vetëm pas grevave etj. Kështu qytetari është vazhdimisht në borxh, në krizë dhe i pasigurt” – shkruan Nushi.