Kosova në krizë të thellë energjetike

Qeveria e Kosovës nuk ka njohuri as vizion elementar për të ardhmen energjetike të  shtetit. Derisa rajoni po investon miliarda në kapacitete të reja energjetike, sot Kosova importon milionë euro rrymë në ditë dhe  gjatë gjithë verës, Kosova ka qenë në reduktime  elektrike deri në tetë orë në Malishevë, duke e rikthyer  në praktikë kohën e pas luftës kur terri energjetik ishte pjesë e çco shtëpie  dhe biznesi.

Sot Qeveria Kurti, subvencionon qytetarët për blerjen e  pajisjeve për ngrohje, derisa vendi përjeton krizë të thellë energjie,

Me subvencionimin e pajisjeve Kosova pëson dy  goditje:

Goditje në shpenzimin e energjisë, gjë që nuk e bën asnjë shtet dhe dy shpenzimin e buxhetit, si ndihmë qytetarëve .

Që të dyja këto probleme çojnë patjetër në një problem, e ky është rritja e çmimit të rrymës, e cila ka ndodhur nën Qeverinë Kurti disa herë gjatë mandatit qeverisës.

“Kjo politikë, në vend se të zgjidh problemin, përkeqëson  situatën duke rritur  konsumin energjetik dhe varësinë nga importet që janë tepër të shtrenjta”, ka shënjesturar gabimin  e  kësaj qeverie, ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës  dhe eksperti për ekonomi Safet Gërxhaliu, i cili thekson më tej:

“Gjatë dimrave të kaluar, Kosova ka përjetuar reduktime  të energjisë që kanë prekur rëndë qytetarët dhe ekonominë e në veçanti sektorin privat.

Temperaturat e ulëta që parashikohen të ndodhin, do të kërkojnë importim të rrymës që ka çmim të shtrenjtë shitjeje nga prodhuesi”, thotë Gërxhaliu, duke hedhur dyshime  te Qeveria se këtë  veprim po e bën qëllimshëm për të krijuar favore për disa faktorë të caktuar  vendorë e rajonal.

Qeveria Kurti, me qëllim po e thellon krizën energjetike në vend, sepse kjo është mënyra më e mirë që i përshtatet  asaj  për import energjetik, si varësi nga tregu i jashtëm, e brenda kësaj varësie ka çmime dhe kontrata  që dikujt i çojnë favore”.

Çka po ndodh në tregun rajonal energjetik  në Ballkanin Perëndimor, duke bashkëpunuar me SHBA-të?

Rajoni i Ballkanit Perëndimorë, përfshirë edhe Serbinë si  shtetin që po investon më së shumti në energji elektrike , duke qenë  aktualisht vet prodhuesi më i madh  i energjisë në treg,  kanë bërë kthesën më progresive investuese në një  burim që ata e quajnë  tashmë “aset kombëtar”, pasi energjia do të jetë  e ardhmja industriale e çdo shteti.

Qeveria e Kosovës, mjerisht nuk e sheh ngecjen  dhe varësinë  energjetike për shkak të mungesës së vizionit afatgjatë ekonomik dhe industrial si pjesë e të ardhmes.

Kosova  kërcënon të mbetet shtet i varësisë energjetike, sepse Qeveria Kurti  prishi kontratën me kompaninë amerikanë Contour Global për prodhimin e 500 megavatëve energji elektrike  duke u detyruar të  paguajë prishjen e kontratës në arbitrazh me mbi dy milionë euro obligative.

Derisa Serbia ka lidhur kontrata me SHBA-në për avancime energjetike në vend, Kosova ka  prishur kontrata duke i quajtur pa asnjë analizë “marrëveshje të dëmshme”.

Parashihej që Kosova në vitin 2021-22, të kishte energji të bollshme prodhuese vendore me çmime shumë të volitshme  nga SHBA.

“Në vend që të investohej në alternativa të qëndrueshme si prodhimi i peletit, Qeveria shkatërron një industri vendore që ka filluar të lulëzojë në Kosovë  dhe këtë e zëvendëson  duke favorizuar pajisje të importuara për ngrohje me energji elektrike”, thotë Gërxhaliu dhe shton se “kjo vetëm dëmton  zhvillimit  industrial të peletit në vend, por edhe rrit deficitin tregtar të Kosovës.

Prodhimi i peletit  në  vend, ka potencial të madh për të ulur varësinë nga importet  dhe për të krijuar një cikël ekonomik të brendshëm. Megjithatë, Qeveria nuk shihet se ka një plan për uljen e këtij deficiti tregtar, përkundrazi  ajo po e thellon këtë edhe më tej.

E sotmja rajonale  energjetike po merr kujdesin e  uljes së varësisë  së saj  duke rritur kapacitetet e burimeve prodhuese, ndërsa Kosova është duke ecur në kahen e kundërt të botës. Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me sfida të mëdha në këtë dimër, por kjo nuk do të zgjidhet së shpejti”, thekson Gërxhaliu./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews