Murati: Paga minimale 350 euro, hyn në fuqi nga 1 tetori

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se hyrja në fuqi e zbatimit për vendimin e rritjes së pagës minimale në vend do të nisë nga 1 tetori i këtij viti.

Kështu tha Murati pas mbledhjes së sotme të Qeverisë në të cilën u vendos për nivelin e ri të pagës minimale, e cila do të jetë 350 euro, shkruan TelegramNews.

“Përcaktimi i pagës së re minimale është bërë për orë pune, që nënkupton dy euro për orë pune të rregullt si dhe nëse kjo përkthehet në pagë mujore rezulton me nivelin prej 350 euro pagë minimale bruto e cila do të fillojë së zbatuari nga 1 tetori i këtij viti. Arsyeja për këtë afat shtesë është që bizneset të kenë mundësinë që të përshtatin edhe listat e pagave por edhe shkallët e reja të pagave”, tha ministri.

Derisa theksoi se bashkë me agjencitë tjera do të bëjnë kontrolle nëse vendimi për pagën e re minimale po zbatohet nga bizneset.

“Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotëni, do të sigurohemi që si ministri bashkë me agjencitë si ATK dhe Inspektorati i Punës, të sigurohemi që të zbatohet ky vendim përmes kontrolleve rutinore apo edhe kontrolleve në rastet kur kemi sinjalizime. Më në fund ky vendim adreson problemin e pagës minimale dhe është një hap tutje drejt rritjes së mirëqenies”, shtoi ai.

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas 13 vitesh në Kosovë është hapur rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej siç tha ai, prej 13 vitesh.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews