Ligji i Pagës Minimale, Kurti: Rritja e dytë brenda këtij mandati qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas 13 vitesh në Kosovë është hapur rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej siç tha ai,  prej 13 vitesh.

Kështu tha Kurti në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë ku ndër të tjera theksoi se niveli i pagës minimale në Kosovë do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muajt për punë me orar të plotë, shkruan TelegramNews.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vjetësh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin e Ministrisë së Financave që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muajt për punë me orar të plotë”, tha kryeministri.

Derisa theksoi se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi dhe se sipas tij, kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës.

Ndryshe, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë gjatë ditës së djeshme se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.

Sipas Muratit, një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews