Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që regjistrimi për diasporën të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz kërkoi që të shtyhet deri me datën 31 dhejtor
“Regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në dekadën e fundit. Të dhënat e fundit do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës në të mirë të nevojave. Në ditët e fundit kemi pas një dinamik me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që këtë dinamik do të përpiqemi mos ta ndalim me përfundimin e afatit, ndaj kërkoj afat shtyerje deri më 31 dhjetor”, tha Gërvalla.
Afati për regjistrimin e diasporës ishte deri më 31 gusht.