Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për ngacmim seksual në Gjakovë.
Sipas policisë, ai e ka ngacmuar seksualisht një grua.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“NGACMIM SEKSUAL Gjakovë / 27.08.2024 – 02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.