Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në programin për subvencion për efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre,
Kjo thirrje është hapur sot dhe do të zgjasë dy javë.
“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, ka shkruar Kurti.
Linku për informim: www.fkee-rks.net
Për aplikim: ekosova.rks-gov.net