Një burrë në Rahovec është arretsuar nga Policia e Kosovës, shkruan TelegramNews.
Kjo pasi i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten e tij e cila kishte shkuar tek familjarët e saj.
I dyshuari e kishte rrahur gruan nën kërcënimin e armës, derisa e njëjta bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima kishte shkuar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari kishte shkuar edhe tek familja e saj dhe e kishte kanosur duke ekspozuar një pistoletë”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se të dyshuarit i është gjetur edhe një pistoletë me katër fishekë.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë i dehur është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.