Tentoi ta fuste telefonin në burg të Lipjanit, ShKK parandalon kontrabandën

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është parandaluar futja e kontrabandës, shkruan Telegram News.

Përmes një njoftimi në Facebook, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastijes rutinore në sallën e vizitave është gjetur një telefon që e kishin futur brena rrobave të sjella nga vizitori.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar permes rrobave të sjella nga vizitori”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se vizita është anuluar pas konfiskimit të telefonit.

Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews