Një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private të Dragashit.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se familjarët kishin pohuar se viktima ka përdorur një sasi të medikamenteve.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /TelegramNews/