Koalicionet e mundshme parazgjedhore, flasin nga VV-ja dhe opozita

Partitë politike kanë afat deri të premtën që t’i deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhore.

Por që deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kolacion nga partitë politike, kështu tha Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Në lidhje me këto Telegram News ka kontaktuar me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

Berisha deklaroi se PDK ka mjaftushëm potencial për të hyrë në garë zgjedhore e vetme pa ndonjë koalicion.

“Bedri Hamza është potencialisht  njeriu që ka me e orientu votën,  Ne nuk bëjmë koalicion parazgjedhor me asnjë parti. Partia Demokratike e Kosovës ka mjaftushëm potencial për ta ndërtuar qeverinë dhe instuticionet e vetme”, u shpreh Berisha.

Në pyetjen se a ka pasur ndonjë ftesë për takim nga partitë e tjera opozitare në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm paraygjedhor, Berisha thotë se nuk ka pasur dhe nuk ka pse të ndodh një gjë e tillë.

“S’ka pas ndonjë ftesë, por dhe nuk ka pse të ketë, pasi që kjo është rregull i Partisë Demokratike të Kosovës që të garojë e vetme”, u shpreh Berisha për Telegram News.

Ndërsa nga Partia e Vetëvendosjes, deputeti, Dimal Basha ka thënë për Telegram News se VV-ja së bashku me Listën “Guxo” dhe “Alternativën” do t’i arrijnë mbi 51 për qind.

“Ne së bashku me Listën Guxo dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 51 për qind, dhe kësaj here do të vazhdojmë me të pasi që kemi bërë punë shumë të mire së bashku”, u shpreh Basha.

Derisa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një përgjigje për Telegram News ishte i prerë duke thënë se nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e as me ndonjë parti tjetër, përveç Nismës.

Ndryshe, subjektet politike deri të premten kanë afat t’i deklarojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koalicionet parazgjedhore për votimet e fillim vitit të ri, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se pas 30 gushtit, secili subjekt politik që s’ka deklaruar koalicion deri më këtë datë do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit./TelegramNews./Besarta Kalaja

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews