Malisheva tashmë ka një lider të ri në fushë.
Pas fitores të shtunën ndaj Llapit dhe barazimit ndaj Ferizajt, Fatjon Bunjaku po shkëlqen në këtë fillim sezon.
Me trajnerin, Bekim Isufi ai ka gjetur formën më të mirë.
Në dy ndeshjet e para, ai ka shënuar dy gola, duke nisur pozitivisht edicionin e ri të garave.
Falë golave të tij, Malisheva numëron katër pikë në dy ndeshje, dhe renditet në vendin e pestë.