Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ka pritur sot në Qeveri qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë.
Kurti ka thënë se Kosova për ta është bërë shtëpi e dytë, shkruan TelegramNews.
Më tej, i pari i ekzekutivit ka theksuar se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.
“Republika e Kosovës do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre. Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!”ka shkruar Kurti.
Ndryshe edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Osmani në “X” ka thënë se ukrainasit, në luftën me Rusinë, i treguan botës forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur./TelegramNews./