Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat kufitare.
Sipas njoftimit, qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, po presin rreth një orë.
Derisa në Merdarë pritjet janë 20 minuta, e tek Dheu i Bardhë 15 minuta.
Bëhet e ditur se në pikat e tjera kufitare për dalje nga Kosova, po pritet tre deri në pesë minuta.