Gjendja në pikën kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ndërkohë që vetëm një numër i vogël i qytetarëve serbë janë mbledhur në pjesën e territorit të Serbisë duke bllokuar rrugën që dërgon për në Kosovë.
Disa nga qytetarët kryesisht serbë, të cilët po hynin me automjete nga Serbia kanë treguar se gjendja është e qetë dhe se nuk ka probleme të theksuara.
“…Ka njerëz atje. A kini pasur probleme? Jo. A kini dokumente të Kosovës, apo…? I kam të Kosovës dhe të Serbisë. Çfarë ju kërkuan? Nuk kanë kërkuar kurrfarë dokumenti…Unë këtu i kam dhënë dokumentet këtu në vendkalim. Ka bllokadë, por unë kalova. Sa njerëz janë të mbledhur atje? Në fakt, nuk e di. Ka tabela të huaja të kamionëve, ka njerëz me transparente, unë kalova…”, ka thënë një qytetar me emrin Darko.
Një tjetër qytetar i komunitetit serb që po ashtu vinte nga Serbia, ka treguar se vetëm një numër i vogël serbësh janë mbledhur në Rudnicë.
“Si keni kaluar? Në mënyrë normale. A ka bllokadë atje? Ka në Rudnicë. A ka shumë njerëz? Jo, nuk ka. A ju kërkuan dokumente? Asgjë nga këto”, ka thënë një qytetar tjetër. /kp