Me ardhjen e Hansi Flick në krye të skuadrës së Barcelonës, ai tashmë ka bërë përzgjedhjen e pesë kapitenëve të rinj për edicionin e ri të garave.
Sipas mediumit “Jijantes”, Ter Stegen do të jetë kapiten i parë i skuadrës, derisa katër tjerët janë Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Pedri.
E veçanta e këtyre të pesëve, është se nuk është e rëndësishme renditja e tyre, pasi të pesë kapitenët e përcaktuar, mund të ketë kapiten të ndryshëm në ndeshje të ndryshme.
Ajo çfarë bjen në sy është mospërfshirja e veteranit të sulmit, Robert Lewandowski në këtë listë.
Gjithashtu, edhe përfshirja e Raphinhas në këtë listë, ishte e befasishme për tifozët katalanas.
Ndryshe, Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e ardhshmë te shtunën si nikoqir i Athletic Bilbaos.