FSK organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Ministri në Facebook ka shpërndarë fotografi nga ky kurs derisa ka theksuar se përveçse po kursehet buxheti, përmes realizimit të këtij kursi brenda vendit po krijohet tradita teksa ngriten e tregohen kapacitetet profesionale të pjesëtarëve tanë.

Më tej, Maqedonci tha se kursi po mbështetet nga ekipet amerikane të Organizata për Asistencë Ushtarake të Trajnimeve Mobileve e Ushtrisë Amerikane (SATMO) ndërsa ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.

“Detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë. Kursi Bazik për Oficerë të Këmbësorisë tash e tutje do të organizohet çdo vit në kuadër të planit vjetor të trajnimeve”, shtoi tutje Maqedonci./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews