Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Malishevës në kuadër të javës së 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Mysafirët morën avantazhin të parët në minutën e 14-të me anë të Enes Morinës i cili shënoi për rezultatin 1-0.
Vendasit eventualisht pas disa rasteve për gol, arritën që të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Besnik Krasniqit i cili shënoi në minutën e 53-të për të barazuar rezultatin në 1-1.
Drita kështu e mbyll kampionatin me 67 pikë të grumbulluara dhe në vendin e tretë, ndërsa Malisheva një pozitë më poshtë në të katërtën me 57 sosh./GazetaPuls