Vetëm nga janari deri në korrik të këtij viti 2.4 milionë vizita nga kosovarët në Shqipëri, njoftoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij në Faceebok.
Pas Kosovës, e dyta me turistë renditet Italia dhe Maqedonia e Veriut.
“Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi”, ka shkruar Rama në Facebook.