Prevalla është duke u përballur me zjarre të mëdha që rrezikojnë prona dhe njerëz.
Aktualisht, zjarrfikësit, policia, qytetarët dhe KFOR-i janë të angazhuar për të luftuar flakët.
Dy ditë më parë, një helikopter i KFOR-it ndihmoi në shuarjen e zjarreve në Prizren.
Situata është e ngjashme edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, dhe për shkak të temperaturave të larta, rreziku i zjarreve është i lartë.
Zjarret po prekin gjithashtu Shqipërinë dhe shumë shtete të tjera të rajonit.