Prishtina – Drita, është kjo kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.
Për shkak të angazhimit të gjilanasve në garat evropiane, kjo ndeshje edhe zyrtarisht do të shtyhet.
Nga e shtuna, siç ishte planifikuar të zhvillohej, tash ky takim do të zhvillohet të hënën nga ora 19:00.
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e cila do të mirpres derbin e vjetër të futbollit kosovar.
Ndryshe, në ndeshjen hapëse të kampionatit, Prishtina barazoi pa gola ndaj Suharekës.