Viteve të fundit, Kenan Haxhihamza me dëshmuar me performancat e tij se është një nga portierët më të mirë në Kosovë.
Pas katër vitesh të kaluara në klube si Dukagjini e Ballkani, ai u rikthye sërish të Gjilani.
Qysh në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Superligë, ai i ndihmoi skuadërs së tij të siguronin një pikë kundër Llapit.
Performanca e tij e jashtëzakonshme u vlerësua lartë.
Forma e lartë që ka treguar Haxhihamza ndër vite, i është shpërblyer me ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, e në sajtin e specializuar për statistika, vlerësohet plotë 225 mijë euro.