Ani pse ishte nënkampion i Kosovës në edicionin e kaluar, FC Llapi nuk e ka nisur fare mirë edicionin e ri.
Në krye me Tahir Batatinën, në 5 ndeshjet e fundit zyrtare, ata nuk kanë arritur asnjë fitore.
Fillimisht, u mposhtën nga Ëisla Krakoë në rrethin e parë kualifikues të Europa League – si mysafir, ashtu si vendas.
Pastaj, Batatina u mposht me rezultat të tejet të thellë ndaj Brondbyt, 8:2 nga të dyja ndeshjet, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Conference League.
E pas përvojës aspak të kënaqshme në garat evropiane, Tahir Batatina me ekipin e tij, nuk arritën fitore as në ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës ndaj Gjilanit.
Ata barazuan 1:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në xhiron e ardhshme skuadra e Tahir Batatinës do të jetë mysafir i Feronikelit 74.