Trepça në rrugë pa dalje

Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për ekzekutimin e pagave të punëtorëve të Ndërmarrjes Trepça, e cila sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, ka ndërprerë punën për më shumë se një muaj.

Gjendja në Trepçë funksionon vetëm tek stafi i pompave të cilat nëse ndalen nga puna, më nuk ka as minierë.

Stafi i pompave sipas burimeve brenda punëtorëve që kanë ndërprerë punën, përveç që mbajnë në funksion pompat për nxjerrjen e ujin në horizontet e prodhimit, qojnë atje edhe ajrin nga hapësira.

“Tani Trepça, funksionon vetëm me këtë staf që do të thotë “stafi i mbijetesës së minierës”, pa të cilin Trepça do të përmbytej në ujë”, kanë thënë burime nga punëtorët pasi telefoni i krye sindikalistit Januzi nuk ka qenë i qasshëm për gazetën.

Qeveria si pronari kryesor me 80% të aksioneve, nuk i ka përmbushur akoma detyrimet ndaj punëtorëve dhe ka kritikuar punëtorët për prodhim minimal, çka nuk mjafton për pagat mujore me nxjerrjen e koncentrateve.

Kurti ka thënë se minatorët duhet ti sigurojnë vetë pagat me punën në Trepça dhe ai ka lënë të kuptohet se Qeveria nuk do të paguajë më për humbjet në Trepça.

Pak pas kryeministrit ishte deklaruar krye shefi i Trepçës Bashkim Kurti i cili ka premtuar realizimin e dy pagave borxh të punëtorëve dhe i njëjti pas pak ditësh është shkarkuar.

Krejt kjo ka ndodhur brenda shtatë ditëve të fundit, proces që i ka lënë minatorët dhe punëtorët në rrugë pa dalje.

Deputeti Ferat Shala, njëherësh Kryetar i Komisionit për Ekonomi i ka thënë gazetës Telegram News se “Qeveria Kurti nuk po tregon as minimumin e vullnetit për ti paguar pagat e minatorëve dhe këta minatorë nuk janë kushdo, por janë minatorët e Trepçës e cila ka ditur ta mbaj peshën e kohës edhe nga ditët më të vështira kur ishte në pyetje fati i Kosovës.

Trepça është gjigant industrial me aftësi të zhvillimit ekonomik të shtetit, prandaj si e tillë, duhet pasur kujdesin e çdo qeverie.
Deputeti Shala e ka ndërlidhur suksesin e ekonomisë së vendit me suksesin e Trepçës e cila nuk mund të rifillojë prodhim të lartë pa ndryshuar mjetet e punës dhe pa i trajtuar me dinjitet minatorët.

“Trepça është subjekt i madh ekonomik në të cilin duhet investuar dhe investimi nënkupton së pari pagat e rregullta të minatorëve e pastaj edhe blerjen e teknologjisë së re prodhuese për brenda minierës, në mënyrë që të rritet prodhimi, sepse mjetet e punës dhe mjetet mbrojtëse janë kushte për efikasitet prodhues”, ka spikatur Shala.
Minatorët nuk do të kthehen në punët e përditshme pa i marrë pagat e mbetura borxh nga Qeveria Kurti. /S.Krivaça

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews