Anësori brazilian, Antony mund të jetë lojtari i radhës që pritet të largohet nga Manchester United.
24-vjeçari ka qenë larg pritshmërive që nga transferimi i tij nga Ajaxi, para dy vitesh.
Plotë 84 milionë euro paguan “Djajtë e Kuq”, mirëpo ai nuk arriti ta shpaguante shumën e transferimit të tij.
Tash, interesim për të ka shprehur skuadra nga Arabia Sadite, Al-Nassr.
United është e gatshme ta largojë brazilianin edhe në formë huazimi, vetëm nëse suadra arabe është e gatshme të paguajë të gjithë pagën e tij.
Antony aktualisht te skuadra angleze merr një pagë prej 100 mijë eurosh në javë.
Drejtuesit e të dyja skuadrave janë në bisedime të avancuara, derisa skuadra arabe ka marrë dritën e gjelbërt për transfermin e tij.
Kujtojmë se që nga transferimi i tij në vitin 2022, Antony ka regjistruar vetëm 11 gola dhe pesë asistime në dy vite qëndrim në “Old Trafford”.