Përfundon protesta e serbëve në veri

Qytetarë të komunitetit serbë kanë protestuar sot në Mitrovicën e veriut kundër hapjes së urës së Ibrit.

Tashmë kjo protestë ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani tha se pjesëtarët policorë të Kosovës kanë siguruar tubimin publik derisa sipas tij, kanë qenë përreth 600 persona.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00 nga një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale, gjendjen në përgjithësi të komunitetit serb. Ne jemi duke siguruar këtë tubim publik, çdo gjë është në rregull. Numri sipas nesh është përreth 600, kështu që situata është e qetë”, tha ai.

Në protestë morën pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek dhe anëtarët e kësaj liste Igor Simiq dhe Slavko Simiq, por ata nuk mbajtën fjalime.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews