Arrestohet një person për falsifikim e shpërndarje të monedhave 2 euroshe

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshhohet se ishte i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara gjatë dy viteve të fundit.

“Policia e Kosovës arreston, me datën 04.08.2024 në Prishtinë, personin e dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara. Ky operacion policor i suksesshëm i kapjes së këtij falsifikatori që dyshohet se gjatë dy viteve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2 euro-she, rezultoi pas bashkëpunimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews