Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar, sot do të zhvillojnë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se Kurti do të ketë një takim bilateral me kryeministrin të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”./TelegramNews./