Policia ndalon dy persona, dyshohet se kanë shtënë në parkun nacional “Sharri”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona pasi kishin shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik mbrëmë pak para mesnate.

Në njoftimin thuhet se policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona:  R.V ( M/K) i moshës 23 vjeçar dhe E.V (M/K) i moshës 18 vjeçar, tek të cilët janë gjetur dy armë, me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.Rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’  dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews